Sllovenia

BALLKANI
Sipas eksperiences dhe kerkimeve tona ne fushen e investimeve te huaja, vendet ballkanike ofrojne shume mundesi zhvillimi ekonomik, veçanerisht per biznesin e mesem dhe te vogel. Veç pozicionit gjeografik strategjik – vendet e Ballkanit jane ura qe lidh vendet e Perendimit me ato te Lindjes ne Evrope – keto vende kane sisteme tatimore dhe sisteme te sigurimeve shoqerore shume te leverdisshme me lehtesime tatimore per shoqerite qe investojne. Gjithashtu kostoja e punes eshte shume konkurruese dhe themelimi i shoqerive eshte i rregulluar nga ligje qe jane ne perputhje me ligjet evropiane.
Ne vijim paraqesim shkurt mundesite qe ofron sot Sllovenia.

                                                                                 SLLOVENIA
Republika e Sllovenise eshtee vendodhet ne Evropen Qendrore. Kryeqyteti i saj eshte Lubjana. Sllovenia eshte nje vend i vogel, me nje siperfaqe prej 20.273 km2, dhe me nje popullsi prej 2.029.680 banore. Sllovenia eshte nje shtet anetari Bashkimt Evropian nga 1° maj 2004 dhe nga 1° janar 2007 monedha e saj zyratare eshte euro.

Sistemi tatimor
Sllovenia ka nje sistem fiskal shume te leverdisshem. Tatimi mbi te ardhurat e shoqerive eshte ulur ne 2014 ne 16% nga 17% qe ishte ne 2013 dhe qeveria sllovene ka parashikuar nje ulje te metejshme ne 2015 ne 15%.

Ligji parashikon edhe nje takse mbi riatdhesimin e te ardhurave qe perfaqesojne tatimin mbi shperndarjen e perfitimeve te korporatave per jo rezidentet:
– 15% per shperndarjen subjekteve jo rezidente (e thjeshtuar në bazë të marrëveshjeve bilaterale kundër tatimit të dyfishtë);
– 0% per shperndarjen subjekteve rezidente ne B.E
– 0% ne qofte se kuota e kapitalit me e larte se 10% eshte e mbajtur per te pakten 24 muaj.

Tatimi i personave fizike behet me pershkallezim me shkalle progressive:
– 16% per te ardhura nga 0 deri ne 8.021,34 Euro;
– 27% per te ardhura nga 8.021,35 dei ne 18.960,28 Euro;
– 41% per te ardhura nga 18.960,29 deri ne 70.907,20 Euro:
– 50% per te ardhura mbi 70.907,21 euro.

Eshte parashikuar dhe nje sistem i taksave te mbajtura ne burim:
– 25% mbi interesat dhe dividentet;
– 15-20% per te ardhurat financiare (varret nga kohezgjatja e zoterimit).

TVSH
Ligji i TVSH ka hyre ne fuqi ne 1999 dhe i eshte nenshtruar ndryshimeve ne 2001 dhe ne 2002. Norma eshte ne vije me direktivat komunitare ne kete fushe. TVSH – ja aplikohet mbi transaksionet e mallrave dhe sherbimeve te prodhuara ne territorin e Shtetit, mbi mallrat dhe sherbimet e importuara, mbi trasferimin e pronesise te ndertesave ne disa ipoteza. Detyrimi i regjistrimin per TVSH ekziston per operatoret me volum biznesi mbi 50.000 euro (7.500 euro per aktivitet bujqesore). Ekzistojne dy shkalle: e pergjithshme 22% dhe ajo e reduktuar 9,5%.

Kostoja e punes
Kontributet shoqerore ne Slloveni jane te detyrueshme dhe ndahen midis punedhenesit (16,1%) dhe puntorit (22,1%).
Paga minimale per puntoret ne Slloveni eshte 748 euro neto per 12 muaj, mbi 780 euro ne vit per pushimet. Nuk ekziston Trajtimi per Fundin e Raportit dhe as paga e trembedhjete.

Fondet evropiane dhe lehtesime
Per periudhen 2014 – 2020 ekziston Cohesion Fund qe eshte nje instrument investimi i Bashkimit Evropian per realizimin e objektivave strategjik te Evropa 2020: rritje dhe punedhenie, lufta under ndryshimeve klimatike dhe reduktimi i varrjes nga energjia, per varferine dhe perjashtimin social. Ne pergjithesi politika e kohezionit do te lejoje te mobilizoje deri ne 351,8 miliarde euro te per rasone dhe qyetet e BE.
Per investitoret e huaj eshte konceptuar nje sistem per lehtesime me qellimim per te rritur zhvillimin ekonomik.
a. Financime me fonde te humbura per investitoret e huaj. Kompanite e huaja qe kryejne investime direkte ne Slloveni (IDE investime direkte te huaja) mund te kerkojne lehtesime financiare. Qellimi i subvencionimit te IDE nepermjet ndarjes se kostove eshte te rrise terheqjen ne Slloveni te investimeve direkte te huaja (IDE) duke ulur kostot paraprake per ivestitoret per tecilet investimet kane nje ndikim pozitiv mbi ekonomine sllovene. Ky program nxitjeje ne fuqi nga 2000, inkurajon dhe thjeshton investimet dhe eshte i krahasuar me instrumentet e ofruara nga vendet konkurrente. Ligji bazohet mbi direktivat nxitese kombetare dhe te Bashkimit Evropian. Objektivi i ketyre stimujve qendron ne uljen e barrieres se kostove paraprake per ndermarrjet e reja ne sektorin e prodhimit dhe te sherbimeve,me qellim qe ti bejne konkorrente ne tregjet nderkombetare.

b. Stimuj per krijimin e vendeve te reja pune. Per te gjitha kompanite ekziston nje lehtesim per ata qe punesojne persona qe nuk kane mbushur ende 26 vjeç ose nena me femije me moshe nen tre vjeç, ne keto raste Istituti i sigurimeve shoqerore mbas dy vjetesh i rikthen punedhenesit 50% te kontributeve qe ka paguar per vitin e pare dhe 30% per kontributet e paguara per vitin e dyte. Per ke puneson persona te moshuar eshte parashikuar njeperjashtim parcial per pagimin e kontributet ne masen e 30% per personat qe kane mbushur 60 vjet dhe 50% per personat qe kane mbushur kerkesat per pensionin por qe vazhdojne te punojne.

c. Lehtesime fiskale per investime kapitali: ulje prej 20% mbi bazen tatimore per investimet ne kerkim dhe zhvillim.

Themelimi i shoqërive:

Format juridike të shoqërive në Slloveni janë:

  • Shoqeri individuale: është një person fizik që ndjek në menyrë autonome një qëllim fitimprurës ne treg, nën fushën e ndërmarrjeve të organizuara. Përtë themeluar këtë tip kompanie nuk është i nevojshëm kapitali social, por sipërmarrësi përgjigjet me të gjithë pasurinë personale. Sipërmarrësit individual i aplikohet një tatim progresiv sipas shkallës së tatimit të pasurisë në fuqi.
  • Shoqëri me përgjegjesi te kufizuar (D.O.O): mund të themelohet nga një ose më shumë persona fizikë ose juridikë që bëhen ortakë të kompanisë. Kapitali social minimal i kërkuar është 7.500 Euro. Derdhja e kapitalit mund të kryhet në monedhë ose në natyrë.
  • Shoqëri aksionare: është një shoqëri ku kapitali social është i ndarë në aksione. Mund të themelohet nga një ose më shumë persona fizikë ose juridikë që nënshkruajnë aktin e themelimit , i hartuar detyrimisht në formë akti notaril. Vlera e aksioneve mund të derdhet ne monedhë ose në natyrë, por të paktën 1/3 e kapitalit fillestar duhet të jetë i përbërë nga aksione, vlera e te cilëve duhet te jetë derdhur në monedhë.
  • Shoqëri në emër kolektiv: është një shoqëri e formuar nga dy ose më shumë persona që u pergjigjen detyrimeve të shoqërisë me të gjithë pasurinë e tyre. Për themelimin e kësaj kompanie nuk është parashikuar një minimum kapitali social dhe emri i shoqërisë duhet të përmbaj mbiemrin e të paktën një ortaku dhe të tregoë që ka më shumë se një ortak.
  • Shoqëri komandite e thjeshtë: është një shoqëri e formuar nga dy ose më shumë persona ku të paktën një nga ortakët i përgjigjet detyrimeve të shoqërisë me të gjithë pasurinë personale, kurse të paktën një ortak nuk u përgjigjet detyrimeve të shoqërisë.

Për çdo gjë që i përket themelimit, modifikimit dhe shkrirjes së një kompanie në Slloveni , eksistojnë sportele unike (E-VEM), që janë të vendodhura në të gjitha Agjensitë Territorjale të Evidencës Publike (AJPES), në selitë e Dhomës së Ekonomisë (GZS) dhe të Artizantit (OZS) dhe në Agjensitë e Zhvillimit Rajonal (Razvojne Agencije).
Në veçanti në këto sportele mund të kryhen:

  1. Themelim, çfarë do lloj modifikimi, shkrirje të kompanive individuale;
  2. Themelim i shoqërive personale dhe modifikime statuti;
  3. Themelim i shqërish kapitali jo komplekse dhe modifikime statuti.

Për shoqëri jo komplekse do tëthotë shoqëri mekontribute kapitali në monedhë, dhe me kapital tërësisht te derdhur. Për shoqëritë komplekse ligji të detzron ti drejtohesh një noteri.
Për të themeluar një shoqëri në Slloveni, në mënyrë të ngjashme me atë që ndodh në të gjitha vendet UE, si sipërmarrësi individual ashtu dhe ortakët persona fizike apo kompani duhet më përpara të kërkojnë kodin fiskal slloven. Si për themelimin ashtu dhe për marrjen e kodit fiskal është e nevojshme një dokument identiteti i vlefshëm për të udhëtuar jashtë vendit, ose një estrakt historik të dhomës së tregëtisë (në rastin e ortakut person juridik) në datë jo më herët se 3 muaj, e përkthyer nga një përkthyes i betuar slloven.

Për të themeluar një shoqëri duhen komunikuar këto të dhëna (si për themelimin në sportelin E-Vem si dhe për themelimin me noter):

    1. emri i shoqërisë, që sipas ligjit slloven nuk duhet të përmbaje fjalë të huaja, në rast shoqërie individuale shtohen dhe emri dhe mbiemri i sipërmarrësit individual;
    2. selia, adresa;
    3. shuma e kapitalit social – në rast kompani kapitali – dhe ndarja e shumës midis ortakëve;
    4. te dhënat e administratorit ne rast kompanie;
    5. objekti social, domethënë lista e kodeve të aktiviteteve me përshkrimet përkatëse duke treguar aktivitetin kryesor që mendohet të kryhet.

Një informacion që duhet, por që nuk është shumë i rëndësishëm në momentin e themelimit, duhet të dihet banka sllovene ku mendohet të çelet llogaria e rrjedhshme. përdorimi i llogarisë së rrjedhshme është i detyrueshëm për kompanitë; rregullat monetare detyrojnë, për pagimet mbi 400,00 euro, përdorimin e një llogarie bankare.
Kompanitë, normalisht regjistrohen në Regjistrin e Kompanive brenda 7 ditëve nga data e themelimit, me një fjalë nga data e depozitimit te kapitalit social. gjatë aktit të regjistrimit në Regjistrin e Kompanive, çdo kompanie i jepet një numëramye dhe kodi fiskal.
Çertifikata e regjistrimit dhe estrakti historik gjenden dhe mund të printohen në internet në adresën www.ajpes.si.
Shpenzimet për themelimin: për kompanitë jo komplekse që u drejtohen sporteleve unike themelimi është gratis. Themelimi i kompanive me noterin ka një kosto prej rreth 360 euro plus shpenyimet ligjore rreth 120 euro.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+