Shoqerite holding ne Britanine e Madhe

SHOQËRITË HOLDING NË BRITANINË E MADHE

Prej kohesh, qeveria britanike është duke ndjekur objektivin për krijimin e regjimit tatimor të shoqërive më të konkurueshmin në G20. Nga viti 2010, reformat aktuale për shoqërite shkojnë drejt një rezultati, për të pasur një shkalle tatimore më të ulët dhe një bazë tatimore të gjerë, të përqëndruar mbi tatimin e të ardhurave të prodhuara në Britani.

Shkalla tatimore mbi të ardhurat e shoqërive është aktualisht 21 përqind dhe do të zbresi në 20 përqind në prill të 2015.

Gjithashtu në Britaninë e Madhe nuk aplikohet asnjë lloj takse lokale shtesë mbi te ardhurat e shoqërive. Shkalla tatimore mbi te ardhurat e shoqërive në Britani është më e ulta në G20

Për shoqërite Holding, duke nisur nga 1 korriku 2009 është hequr totalisht taksa mbi dividendët në hyrje, për gati në të gjitha rastet. Ndryshe nga disa shtete të tjera heqja e këtyre taksave është totale dhe nuk ekziston një rregull që limiton zbritjen tatimore të shpenzimeve, madje nuk kërkohet asnjë kuotë minimale pjesëmarrjeje ose aplikimi i një shkalle tatimore bazë.

Britania e Madhe ka ndërmarrë një seri reformash tatimore dhe ka nje regjim konkurues dhë të plotë për zhvillimin e aktiviteteve shoqërore:

  • reformat tatimore në Britani në vitet e fundit tregojnë që ky shtet tani është një vend shumë tërheqës për  vendosjen e  selisë të shoqërive holding;
  • ofron një shkallë tatimore mbi shoqëritë tërheqëse dhe e kombinuar me heqjen e taksave mbi dividendët dhe fitimet;
  • Britania e Madhe është nga të paktat jurisdiksione që nuk parashikon tatimin e dividendëve dhe vazhdimi i adoptimit të traktateve të ndryshëm me shtete te tjera tatimi mbi interesat dhe komisionet janë shpesh të reduktuara në zero.
  •  për çështje të komplikuara zyra e ndërmarrjeve (HM Renevue & Customs – HMRC) është në gjëndje të mbështesë kontribuesit që të bëjne akorde paraprake në lidhje me trasferimin e çmimeve (APA) me autoritete fiskale të tjera ose me vetë HMRC.
  • në 2002 Britania e Madhe futi në fuqi heqjen e tatimeve mbi fitimet e realizuara nga shitja e kuotave  të mbajtura të paktën në një masë prej 10 përqind të kapitalit social në shoqëritëtregetare. Shoqëria objekt shitjeje duhet të jetë një shoqëri tregetare dhe kuota e shitur duhet të jetë mbajtur të paktën një vit. Ekzistojnë dhe një sërë lehtësimesh në rastet e riorganizimit të kompanisë që lejojnë kryerjen e operacioneve shoqërore të jashtëzakonshme në neutralitet taksimimi. Në të njëjtën kohë, Brirania vazhdon të ofrojë norma tatimi mbi lejimin e zbritjes së interesave pasive, pa asnjë lloj ndalimi për financimet me origjinë te jashtme. Per ortakët e shoqërise holding, shumica e dividendëve në Britani janë pa tatim. Nuk ka asnjë tatim në burrim mbi dividendët e paguar nga një shoqëri britanike.

Nuk kërkohet një periudhë minimale për mbajtjen e kuotave dhe nuk ka asnjë ndalim mbi jurisdiksionin (BE dhe ekstra BE) e shtetit në të cilin paguhen dividendët. Kjo gjë nuk aplikohet në qoftë se numri i punëtorëve të grupit në nivel botëror është më i vogël se 50. Nuk ndikon prania apo mungesa e një traktati tatimor Britani e Madhe – Shtet i huaj.

FAQ

Cila është shkalla e tatimit në burrim mbi dividendët që u  paguhen jo-rezidentëve të shoqerisë holding?

  • në praninë e një traktati:  0,00%
  • në mungesë të një traktati: 0,00%
  • BE/Europa Juglindore:   0,00%

Cila është shkalla e tatimit në burrim mbi interesat që u paguhen jo-rezidentëve?

  • në praninë e një traktati:  0,00%
  • në mungesë të një traktati: 0,00% – 20,00%
  • BE/Europa Juglindore:       0,00%

Tatimi i të ardhurave të shoqerisë holding: si tatohen dividendët e arkëtuar?

Janë të ardhurat e tatueshme, objekt i një heqjeje të mundur. Dividendët janë të tatueshëm, kjo nuk ndodh kur hyjnë në 5 kategoritë që nuk tatohen dhe nuk janë të ripërfshira në rastet e normave kundër evazimit.

Kategoritë e shkarkimit të taksave përfshijnë, dividendët e perceptuar nga një shoqëri e kontrolluar nga përfituesi, dividendët që vijnë nga aksione të zakonshme që nuk rimborsohen dhe dividendët e perceptuar nga shoqëri në të cilën pjesmarrja nuk është e kualifikuar (domethenë ata në të cilën përfituesi mban më pak se 10% të kapitalit aksioner).

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+