SAN MARINO

SAN MARINO

Republika e San Marinos është një shtet i Evropës Jugore i vendodhur në zonen veri – qëndrore të gadishullit italian, në kufi me Emilia Romagna (rrethi i Riminit) dhe Marche (rrethet e Pesaro dhe Urbino). Ka një shtrirje territoriale prej 61,19 km2 të populluara nga 32.821 banorë. Kryeqyteti është qyteti i San Marinos. Gjuha zyrtare është italishtja dhe monedha zyrtare është euro.

Orjentimi politik
San Marino është një Republikë presidenciale.

Sistemi financiar
Sistemi finaciar sanmarinez është i përbërë që prej 31/12/2005, nga 12 banka dhe 42 shoqëri financiare dhe kompani trust. Ligji n.165 i 17 nëntor 2005 (Ligji mbi Shoqëritë dhe Shërbimet Bankare, Financiare dhe të Sigurimeve, i ashtuquajturi LISF) ka ripërcaktuar bashkësinë e aktiviteteve të rezervuara, me  njëfjalë aktivitetet për ushtrimin e të cilave nevojitet një autorizim nga ana e Bankës Qëndrore; për më tepër ky ligj ka riorganizuar disiplinën e aktiviteteve shtesë që çdo ndërmjetës mund të ushtojë, po ashtu ka disiplinuar aktivitetet ndërmjetëse  që deri në aprovimin e Ligjit n. 165/2005 nuk ishin të rregulluara nga të cilat shoqëritë për menaxhimin e ofertës së shërbimeve të investimit kolektiv dhe shoqëritë që operojnë në fushën e sigurimeve.

Banka Qëndrore e Republikës së San Marinos (BCSM)
BCSM është një entitet me natyrë juridike private me pjesëmarrje të përzjerrë publike dhe private. Në bazë të statutit të saj, BCSM kryen këto funksione:

  • Mbikqyrje mbi sektorin bankar finaciar dhe të sigurimeve si dhe tutelimin e investitorëve;
  • Menaxhimin, rregullimin dhe mbikqyrjen e sistemit të pagesave;
  • Menaxhimin e shërbimeve të Thesarit të Shtetit si dhe mbledhjen e taksave për llogari të shtetit dhe të Entiteteve Publike dhe kompanive autonome;
  • Depozitimin e burrimeve financiare të shtetit dhe të entiteteve dhe ndërmarrjeve të Sektorit Publik të zjeruar;
  • Referente istitucionale kundrejt organizatave ndërkombëtare bankare qëndrore, autoriteteve të huaja të vigjilimit finaciar;
  • Perpunimin e publikimeve statistikore mbi subjektet e mbikqyrura dhe aktivitetet e tyre;
  • Agjent i Shtetit për menaxhimin e letrave me vlerë të borxhit publik;
  • Konsulencë Shtetit në fushën ekonomike me referim të veçantë në sektorin financiar dhe të finaces publike.

Burrimet ligjore më të rëndësishme të lidhura me aktivitetet e BCSM janë ligji i vendosur  nga vetë banka (Ligji n. 96 i 29 qershor 2005, Statuti i Bankës Qëndrore) dhe Ligji mbi Shoqëritë dhe Shërbimet Bankare, Financiare dhe të Sigurimeve (Ligji n. 165 i 17 nëntor 2005). Konfigurimi aktual i BCSM rrjedh nga proçesi i integrimit midis Istitutit të Kreditit të San Marinos dhe Inspektoriatit për kreditin dhe valutën nisur me Ligjin n. 83 i 27 qershor 2003 dhe përfunduar ne 2005 me Ligjin n. 96/2005 (Statuti i BCSM). Ky proçes integrimi ka sjellë unifikimin në një subjekt të vetëm (BCSM) të funksioneve që i përkisnin dy istituteve të lartpërmendura. Më tej, me ligje të tjera, funksionet që i përkasin BCSM janë zgjeruar në bazë të dispozitave të statuteve të përgithshëm.
Ortaku kryesor i BCSM është Shteti (që me ligj duhet të mbajë kuotën më të lartë); mund të marrin pjesë në kapitalin social të Bankës, në masë minore, dhe bankat, shoqëritë finaciare dhe shoqëritë e siguracioneve.

Sistemi tatimor
Sistemi i tatimor i San Marinos përfshin taksa direkte dhe indirekte. Taksa e përgjithshme mbi të ardhurat (IGR), e futur në 1984 dhe e reformuar me Ligjin n. 166/2013, peshon si mbi personat fizikë ashtu dhe mbi personat juridikë.

Tatimi i personave fizikë
Taksa e përgjithshme mbi të ardhurat u aplikohet personave fizikë rezidentë dhe jo rezidentë (për të ardhura të prodhuara brenda shtetit) si dhe shoqërive ose entiteteve të asimiluara. Personat rezidentë duhet të deklarojnë të ardhurat e perceptuara jashtë shtetit edhe pse normalisht nuk janë të tatueshme.
Konsiderohen rezidentë personat fizikë që për pjesën më të madhe të periudhës tatimore kanë rezidencë të regjistruar ose shtëpi në territorin e Shtetit, me një fjalë kanë qëndrën e interesave jetësore.
Me reformën e 2013 është dhënë mundësia për të zbritur nga të ardhurat e tatueshme, shpenzimet për blerjen  e mallrave dhe shërbimeve të bëra në territorin e shtetit dhe të kryera me pagesë elektronike (deri në një maksimum prej 9.000 euro).
Shoqëritë personale nuk janë objekt pasiv i tatimit sepse u atribuohen ortakëve për trasparencë.

Tatimet fiskale ndryshojnë sipas kësaj shkalle:

Të ardhura Shkalla tatimore
deri në €10.000,00 9.00%
nga  €10.000,01 deri në €18.000,00 13.00%
nga €18.000,01 deri në €28.000,00 17.00%
nga €28.000,01 deri në €38.000,00 21.00%
nga €38.000,01 deri në €50.000,00 25.00%
nga €50.000,01 deri në €65.000,00 28.00%
nga €65.000,01 deri në €80.000,00 31.00%
mbi €80.000,00 35.00%

Për tre vjeçarin 2014 – 2017 sipërmarrësit dhe profesionistët paguajnë një taksë në masë fikse, 1.000 euro për subjektet me kontabilitet të përgjithshëm (përfshirë dhe shoqëritë personale), 500 euro për subjektet me kontabilitet të thjeshtuar. Në qoftë se xhiroja e vitit të kaluar kalon 300.000 euro taksa dyfishohet. Është parashikuar që taksa do të paguhet në masë 75% të shumës së lart përmendur dhe 50% në 2017.

Tatimi i personave juridikë
Të ardhurat e shoqërive të prodhuara nga subjektet juridike janë subjekt tatimi mbi të ardhurat (IGR) dhe paguajnë një taksë proporcionale prej 17%. Kjo taksë u aplikohet që nga viti 2010, si bankave ashtu dhe istituteve financiare. Taksa u detyrohet subjekteve rezidentë dhe atyre jo rezidentë, për të ardhurat e prodhuara nëpërmjet një qëndre të hershme. Janë subjekte rezidentë ato subjekte që për pjesën më të madhe të periudhës tatimore kanë selinë ligjore ose selinë efektive të administrimit në San Marino. Baza tatimore është e përbërë nga fitimi që rezulton në bilançin civil.
Janë parashikuar disa regjime te favorshme, nga tëcilat tatimi, me disa kondita, i fitimeve të reinvestuara dhe një ulje e bazës tatimore për shoqëritë që rrisin numrin mesatar të puntorëve. Përveç këtyre ndihmave, shoqëritë e reja që kanë nisur aktivitetin e tyre mbas 2 korrikut 2013 përfitojnë për gjashtë vjet një ulje të bazës tatimore me 50%.
Në mënyrë të ngjashme me sipërmarrësit individualë, shoqëritë dhe entitetet (me disa përjashtime, midis të cilave kooperativat dhe entitetet noprofit) paguajnë një taksë speciale parashikuar për tre vjeçarin 2014 – 2017, 2.000 euro (dyfish në qoftë se xhiroja e vitit të kaluar është më shumë se 300.000 euro).

Përveç pagimit të taksës mbi të ardhurat prej 17% shoqëritë në San Marino paguajne:

  1. shkallë variabël nga 4% – 5% mbi totalin e rrogave të paguara puntorëve që u përkasin sektoreve të aktiviteteve të ndryshme, për Sigurimet Shoqërore;
  2. shkallë variabël 0,5% – 4,5% në bazë të llojit të aktivitetit të kryer, e llogaritur mbi totalin e rrogave të paguara puntorëve, nga të cilat 0,5% e pagesës paguhet nga puntori për Fondin e Integrimit të Pasiviteteve;
  3. nga 1,5% – 4,5% mbi totalin e rrogave për Kasën e Integrimit të Fitimeve në sektoret për të cilat është parashikuar:
  • Shkallë variabël nga 2,3% – 2,8% për Çeqet Familjare;
  • 19,7%, nga të cilat 3,6% i të ardhurave duhet paguar nga puntori, për Kuotën e sigurimeve shoqërore;
  • 0,4% e rrogës për Kuotën sindakale.

TVSH
Legjislacioni i San Marinos nuk parashikon TVSH por një taksë mbi importin, që konsiderohet si taksë që ka efekt të njëjtë me TVSH. Në kuadrin e reformës së nisur në 2013 është parashikuar zvendësimi i kësaj takse me një taksë të përgjithshme mbi konsumet (IGC) që u aplikohet njëkohesisht dhe shërbimeve, e njëjtë me TVSH evropiane (neni 66 Ligji 174/2013).

Regjimi fiskal i trust (pasuri e besuar)
Në 2005, San Marino ishte një nga të parët shtete me traditë romane që pranoi dhe disiplinoi krijimin e Trusteve (Ligji 37/2005). Disiplina e Trustit sanmarinas ka pasur një rregullim të përgjithshëm në 2010 (Ligji n. 42 i 1 mars 2010). Trustet sanmarinase mund të themelohen vetëm me akt publik të noterizuar nga një noter dhe duhet të jenë të regjistruar në regjistrin lokal të trusteve. Nga 2014 është operative një Gjykatë Speciale për trustet dhe për mardhëniet e mirbesimit, e themeluar në San Marinonë fushën e jurisdiksionit të përgjithshëm, me Ligjin e Kushtetutës të 26 janar 2012 n.1.
Regjimi fiskal i trusteve i rregulluar nga ligji i Republikës së San Marinos dhe i administruar nga administrues të besuar të autorizuar gjendet në Ligjin n. 38/2005 dhe u aplikohet trusteve që janë të administruara nga të paktën një administrues i besuar rezident në San Marino, dhe që nuk ushtrojnë profesionalisht aktivitete në kompani. Në bazë të ligjit n. 38/2005 trusti është subjekt pozitiv i tatimeve. Detyrimet për deklarimin, likuidimin dhe pagimin e taksave peshojnë mbi administruesin e besuar që është përgjegjës për detyrimet tatimore të trustit.
Të ardhurat e tatueshme të trustit përcaktohen duke aplikuar një koefiçent rentabiliteti prej 10% të shumës së përgjithshme të të ardhurave nga mallrat e vetësuara, që janë realizuar dhe perceptuar në çdo periudhë tatimore, duke përfshirë dhe të ardhurat që vijne nga prona që ndodhen në San Marino. Këto lloj të ardhurash janë subjekt i shkallës tatimore të përgjithshme e parashikuar për shoqëritë, 17%. Prandaj pesha tatimore efektive barrë mbi të ardhurat e trustit është 1,7%. Koefiçenti i rentabilitetit është 50% kur të ardhurat përbehen nga fitime, dividendë ose kuota pjesëmarrje ne fitim të shpërndara nga shoqëritë ose entitetet me rezidencë fiskale ose subjekte, që ndodhen në shtete me regjim fiskal të privilegjuar.
Taksat e paguara në mënyrë përfundimtare jashtë shtetit, nga administruesi i besuar, për llogari të trustit kanë të drejtën e kredisë tatimore. Mbi të ardhurat e trustit që u atribuohen përfituesve pa rezidencë fiskale, administruesi i besuar mban si tatim 15%. Kjo nuk është e detyrueshme në qoftë se administruesi i besuar komunikon të dhënat e përfituesit pa rezidencë fiskale Administratës Financiare të San Marinos.
Brenda 2 muajve nga fundi i çdo periudhe tatimore administruesi i besuar duhet ti komunikojë Administratës Financiare të San Marinos të dhënat e përfituesve, përfshirë ato personale, të nënshtetësisë dhe të rezidencës.

Sistemi i shoqërive në San Marino
Sistemi i shoqërive disiplinohet nga Ligji 47/2006 me modifikimet e mëtejshme që parashikon ekzistencën e shoqërive personale (shoqëri kolektive) dhe shoqërive me kapital (shoqëri aksionare dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuar).

Për të hapur një firmë personale në San Marino nevojiten rreth 30 ditë dhe duhet ndjekur ky proçes:

  1. Modeli i kërkesës i plotësuar gati për tu dorëzuar në Zyrën e Industrisë Artizanatit dhe Tregëtisë me të gjitha dokumentat e kërkuara;
  2. Pagimi i taksës për lëshimin e liçencës, 110 euro;
  3. Atribuimi i Kodit Operator Ekonomik nga ana e Zyrës së Industrisë Artizanatit dhe Tregëtisë;
  4. Dorëzimi në këtë zyrë, brenda 6 muajsh nga data e lëshimit të liçencës, të dokumentave që i përkasin autorizimeve financiare.

Korporatat
Sistemi ekonomik fiskal i San Marinos parashikon që për hapjen e një shoqërie duhet detyrimisht themelimi me anë të një akti publik të bërë nga noteri.
Kapitali social për korporatat është 25.500 euro për Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe 77.000 euro për Shoqëritë Aksionare. Ligji i San Marinos parashikon që të paktën gjysma e kapitalit social fillimtar i shoqërisë duhet të paguhet brenda 60 ditëve mbas datës së regjistrimit në Regjistër, dhe, në qoftë se kjo kryhet me para, atëhere duhet të paguhet në një bankë të San Marinos. Në rast të themelimit të shoqërisë me akt të njëanshëm të gjitha kontributet duhet të behen në para dhe të paguhen brenda 60 ditëve nga data e regjistrimit në Regjistër.
Kryerja e pagesës së kontributit duhet të çertifikohet me një deklaratë nga ana e përfaqësuesit ligjor, edhe me vetëçertifikim (me formën e parashikuar nga neni 3 i Ligjit n. 105 i 21 tetor 1988), dhe duhet dorëzuar brenda 30 ditëve nga data e kryerjes te Kanceleria nga ana e administratorëve. Pagesa e të gjitha detyrimeve duhet të kërkohet nga ana e administratorëve dhe duhen kryer brenda 3 vitesh nga data e regjistrimit të shoqërisë në Regjistër.
Për Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar që kanë një volum të shitjeve apo shërbimeve që kalon 2 milion euro ose kapitali social i shoqërisë kalon 77.000 euro parashikohet emërimi i një Kryetari të  Vetëm. Kurse kur volumi i shitjeve apo shërbimeve për dy vjet rresht kalon vlerën e 7,3 milion euro është e detyrueshme emërimi i një Kolegji Sindakalist i përbërë nga tre antarë. Shumica e antarëve të këtij kolegji duhet të kenë rezidencë efektive në Republikën e San Marinos.
Në rastin e Shoqërisë Aksionare është e detyrueshme emërimi i një Kryetari të Vetëm, dhe kur për dy vjet rrjesht volumi i shitjeve apo shërbimeve kalon vlerën e 7,3 milion euro është i detyruar emërimi i Kolegjit Sindakalist i përbërë nga tre antarë. Shumica e antarëve të këtij kolegji duhet të kenë rezidencë efektive në Republikën e San Marinos.
Kostoja mesatare për themelimin e një shoqërie kapitaliste në San Marino (akti i noterizuar, pullat, taksat e regjistrimit) është rreth 3.500 euro për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe 5.000 euro për shoqëritë aksionare.

Termat për themelimin e një shoqërie ne San Marino janë:

  • Personat fizikë/juridikë që kanë ndërmend të marrin pjesë në cilësinë e ortakëve duhet të konsiderohen të “përshtatçëm”; përshtatçmëri që demostrohet me anë të dorrëzimit të dokumentave që vërtetojnë ndershmërinë e personit fizik/juridik;
  • Selia e shoqërisë duhet të jetë brenda territorit të Republikës së San Marinos;
  • Objekti social i shoqërisë duhet të jetë i ligjshëm, i mundshëm dhe i vendosur dhe duhet të përmbajë aktivitete koerente.

Kërkesat për ortakët dhe administratorët
Mund të jenë ortakë, administratorë ose anëtarë të Këshillit Administartiv, një person fizik sanmarinas ose i huaj që të mos:

  • Rezultojë i dënuar, në Republikën e San Marinos ose jashtë shtetit, me heqje lirie për më shumë se dy vjet;
  • Në dy vitet para aktit të themelimit të shoqërisë të ketë qënë ortak ose të ketë pasur fuqi përfaqësimi në një shoqëri të mbyllur nga Kongresi i Shtetit;
  • Në dy vitet para aktit të themelimit të shoqërisë të ketë qënë pronari i një liçence të mbyllur nga Kongresi i Shtetit;
  • Të jetë subjekt edhe në cilësinë e Administratorit të Vetëm, njëkohësisht në aktin e themelimit të shoqërisë ose aktit të blerjessë kuotave sociale, i gjykuar nga kreditorët ose në një proçedurrë të njëjtë në shtete të huaja;
  • Të jetë rezident në “Shtete nën monitorim” të identifikuar nga Agjensia e Informacionit Financiar.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+