Rumania

BALLKANI
Sipas eksperiences dhe kerkimeve tona ne fushen e investimeve te huaja, vendet ballkanike ofrojne shume mundesi zhvillimi ekonomik, veçanerisht per biznesin e mesem dhe te vogel. Veç pozicionit gjeografik strategjik – vendet e Ballkanit jane ura qe lidh vendet e Perendimit me ato te Lindjes ne Evrope – keto vende kane sisteme tatimore dhe sisteme te sigurimeve shoqerore shume te leverdisshme me lehtesime tatimore per shoqerite qe investojne. Gjithashtu kostoja e punes eshte shume konkurruese dhe themelimi i shoqerive eshte i rregulluar nga ligje qe jane ne perputhje me ligjet evropiane.
Ne vijim paraqesim shkurt mundesite qe ofron sot Rumania.

                                                                            RUMANIA
Rumania ndodhet ne lindje te Evropes Qendrore. Ka nje popullsi prej 20.121.641 banore dhe shtrihet ne nje siperfaqe prej 238.391 km2. Kryeqyteti i saj eshte Bukureshti, monedha e saj zyrtare eshte Leu rumun. Rumania eshte nje Republike gjysem – presidenzial, antar i BE nga 1 janar 2007.
Sistemi tatimor
Ligji nr 571/2003 “Kodi Tatimor Rumun” qeveris:

    • tatimet e drejtperdrejta:
      1. tatimet mbi te ardhurat e ndermarrjes;
      2. tatimet mbi te ardhurat e personave fizike;
      3. tatimet mbi te ardhurat e jo rezidenteve.
    • tatimet indirekte
      1. TVSH
      2. aksizat
    • tatimet dhe taksat lokale

Sistemi fiskal rumun ka adoptuar nga reforma e 2005 nje tatim mbi te ardhurat me shkalle te vetme baraz me 16%, e ashtuquajtura Flat Tax. Kjo shkalle tatimore u aplikohet si te ardhurave te ndermarrjeve ashtu dhe te ardhurave te personave fizike. Ne veçanti, per sa i perket personave fizike, ne qofte se rezidente (me nje fjale qendrojne per me shume se 183 dite ne vit ne Rumani) jane subjekt i tatimit te te gjitha te ardhurave kudo qe prodhohen; ne te kundert tatohen ne menyre te kufizuar te ardhurat e prodhuara ne teritorin shteteror.
Per sa i perket tatimit te te ardhurave te tjera, shikojme tabelen me poshte:

dividendet:
– 16% mbajtje standarte
– 0% ne rastin e shperndarjes se fitimeve personave juridike BE ose rumune qe kane mbajtur 10% te kapitalit per nje periudhe kohe te pakten 1 vjeçare nga data e pagimit.

honoraret dhe interesat:
– 16% mbajtje standarte
– 0% ne qofte se perfituesi eshte person juridik rezident ne BE qe ka mbajtur te pakten 25% te kapitalit per te pakten 2 vjet nga data e pagimit.

sherbimet:
– 16% mbajtje standarte per konsulte, marketing, asistence teknike, R&D, sherbime profesionale.

shtim kapitali – PEX:
– 16% mbajtje standarte;
– 0% ne rastin e shitjes se kuotes nje personi juridik rumun qe jane mbajtur te pakten 10% te kapitalit per nje periudhe kohe 1 vjeçare minimumi nga data e pagimit.

Shkalla e pergjithshme e tatimit mbi vleren e shtuar (TVSH) eshte 24% dhe ze te gjitha shitjet e mallrave dhe performancat e sherbimeve, perveç atyre qe jane nen regjimin e perjashtmit nga taksat.
Ekzistojne edhe dy shkalle te reduktuara nje 9% dhe tjetra 5%. Shkalla e reduktuar 9% u aplikohet disa rasteve te parashikuara qarte nga ligji (p.sh ilaçet, librat, hyrje ne muse, sherbime hotel eri etj.)
Eksporti dhe shitjet nderkombetare te mallrave jane te perjashtuara nga TVSH. Nder te tjera perjashtime, perfshihen sherbimet sociale, shendetesore, edukative, dhe disa transaksione te pasurive te patundeshme.

Kostoja e punes
Paga mesatare ne Rumani (neni 16 L. 340/2013), eshte € 515 bruto (2.298 Lei bruto), me nje fjale € 364 neto (1.627 Lei neto). Kontributet per sigurimet shoqerore ne Rumani jane te detyrueshme dhe jane te ndara midis punedhenesit dhe punetorit.

Kontributi qe paguan punetori eshte 16,5% dhe eshte i ndare ne:

  • kontribut per pensionin dhe paaftesite 10,5%
  • fond i papunesise 0,5%
  • sigurimi shendetesor 5,5%

Per punedhenesin kontributi eshte 27,75% dhe eshte i ndare ne:

  • kontribut per pensionin dhe paaftesite 20,8%
  • fond i papunesise 0,5%
  • sigurimi shendetesor 5,2%
  • fond garancie 0,255
  • pushim mjekesor 0,85%
  • incidente ne pune 0,15%

Fondet evropiane dhe lehtesime
Per reduktimin e pabarazise ne rajonet evropiane, Bashkimi Evropian ka adoptuar per periudhen 2014 – 2020 Politiken e Kohezionit qe nepermjet Fondit Evropian per Zhvillimin Rajonal (FESR), Fondit Social Evropian (FSE) dhe Fondit te Kohezionit (FC) do te financjoje:

  • investimet per rritjen ekonomike dhe te vendeve te punes (e financueshme nga te gjithe fondet e siperpermendura);
  • “Kooperimin Teritorial Evropian” (e financueshme vetem nga FESR).

Fondet strukturale te destinuara per Rumanine do te jene reth 22 miliard euro. Gjithashtu perveç ketyre fondeve Rumania do te marri dhe 7 miliard euro te tjera per Fondin Evropian per Bujqesine dhe Zhvillimin Rural.
Nje tjeter gare qe eshte e hapur eshte Gara CIP (Competitiveness and Innovation Framework Program).
Objektivi i kesaj gare eshte qe te promovoje projekte te aplikimit paraprak ose kopjimin ne treg i teknikave, produkteve, proçeset dhe sherbimet qe jane risi ne nivelin evropian nga pikpamja ekologjike. Projektet ekologjike qe propozohen duhet te demostrohen me perpara nga pikpamja teknologjike.

Sektoret me prioritet:
– riciklimi i materialeve;
– strehimi dhe ndertimet ekologjisht te qendrueshme;
– industria e prodhimeve ushqimore dhe pijet;
– sektori hidrik;
– biznesi i gjelbert.
Lehtesime: kontribut me fond te humbur qe mbulon deri me 50% te kostove te pranueshme te projektit.
Aktivitetet dhe shpenzimet e pranueshme: jane konsideruar te pranueshme projektet qe parashikojne aktivitete zbulimi, shperngarjeje dhe promovimi ne treg te te rejave ekologjike dhe ne pjese te vogel, edhe aktivitete qe eksperimentojne prototipin final.
Kostot e pranueshme jane:
• personeli;
• konsultime te jashtme;
• udhetime dhe trasferime;
• pajisje, impiante dhe makineri (amortizim);
• kosto zbulimi, reklame dhe promovimi;
• biznes – plan;
• liçenca dhe patenta;
• shpenzime te pergjithshme.

Themelimi i shoqerive
Normativa ne fuqi ne lidhje me themelimin dhe aktivitetet e ndermarrjeve eshte Ligji 31/1990, modifikuar dhe i perditesuar me ligjet nr. 302/2005, nr. 164/2006, nr. 441/2006, nr 516/2006, dhe ordinancat qeveritare urgjente nr.82/2007 dhe nr. 52/2008.
Shoqerite tregetare mund te themelohen ne nje nga llojet e me poshteme:

  1. shoqeri kolektive (Societate in nume colectiv): detyrimet sociale jane te garantuara nga pasuria sociale dhe nga pergjegjesia e pakufizuar e te gjithe ortakeve;
  2. shoqeri akomandite e thjeshte (Societate in comandita simpla): detyrimet sociale jane te garantuara nga pasuria sociale dhe nga pergjegjesia e pakufizuar e ortakeve te pergjithshem. Ortaket e kufizuar pergjigjen vetem ne mase te pagimit qe kane kryer;
  3. shoqeri aksionare (societate pe actiuni) detyrimet sociale jane te garantuara vetem nga pasuria sociale. Aksionistet jane te detyruar vetem per pagimin e aksioneve te tyre. Kapiali social minimal: 90.000 Lei (€ 20.000); aksione: nominale ose bartese; numri minimal i ortakeve: 2. Sistemi administrativ parashikon:
    – sistemin monist (keshilli i administrimit)
    – sistemin dualist(me Drejtor dhe keshill mbikqyrjeje).
  4. shoqeri komandite aksionare (Societate in comandita pe actiuni): kapitali eshte i ndare ne aksione dhe detyrimet sociale garantohen nga pasuria sociale dhe nga pergjegjesia e pakufizuar e ortakeve te pergjithshem. Ortaket e kufizuar jane te detyruar vetem te paguajne aksionet e veta.
  5. shoqeri me pergjegjesi te kufizuar (Societate cu raspundere limitata): detyrimet sociale garantohen vetem nga pasuria sociale. Ortaket jane te detyruar vetem per pagimin e kuotave sociale. Kapitali social minimal: 200 Lei (€ 45); numeri i ortakeve: 1 deri ne 50; ne qofte se akti i themelimit nuk e parashikon ndryshe, Asambleja e Pergjithshme vendos me votat qe perfaqesojen shumicen obsolute te ortakeve dhe te kuotave sociale.

Dokumentat e nevojsheme qe duhet te paraqiten ne Regjistrin e Tregetise per themelimin e nje shoqerie tregetare ne Rumani:

• verifikimi i disponueshmerise te emrit te shoqerise;
• rezervimi i emrit, marrja e emrit duhet per bere contrate e qerase;
• kontrata e qerase ose e huazimit per seline dhe letra e çmimeve e vlefshme (duhet te dimostrohet pronesia dhe vlefshmeria);
• akti i themelimit;
• fature qe provon depozitimin e kapitalit social. Ne qofte se kontributi per kapitalin social do te behet ne nayre, ortaket duhet te paraqesin dukomentat nga te cilet rezulton qe jane pronare te objekteve. Ne momentin e themelimit duhet te paguhet nje shume simbolike dhe me pas objektet qe ne qofte se paraqiten ne fazen e themelimit te shoqerise duhet te jen subjekt vleresimi, ne qofte se jane per rritjen e kapitalit, ortaket vendosin shumen e tyre perkatese.
• Ne rast te nje qytetari jo rezident ne Rumani eshte e nevojshme nje çertifikate e amzes penale rumune per çdo ortak dhe/ose administrator, kurse ne rastin e nje qytetari rumun eshte e nevojshme nje deklarate integriteti nen pergjegjesine e tij e firmosur perballle nje noteri per çdo ortak dhe/ose administrator;
• Model firme per çdo administrator.

Ne Rumani nuk eshte me e mundur mbivendosja e shume selive, me sakte vendosja e selise ne nje zyre ku ekziston nje shoqeri tjeter, sepse eshte e domosdoshme krijimi i nje zyre fizike.
Ne rast se ortaku eshte person fizik i huaj, jane te nevojshme edhe: fotokopje e kartes se identitetit ose pashaportes;
ne rast se ortaku eshte person juridik i huaj, jane te nevojshme:

  • dokument me te cilin vertetohet ekzistimi ligjor i personit juridik i leshuar nga dhoma e tregetise territoriale ose nga çdo lloj istituti tjeter i ngjashem;
  • vendim i asamblese te pergjithshme te ortakeve ose organe te ngjashme;
  • prokure e veçante.
    Shpenzimet per themelimin e nje shoqerie ne Rumani jane reth € 600.
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+