Kroacia

BALLKANI

Sipas eksperiences dhe kerkimeve tona ne fushen e investimeve te huaja, vendet ballkanike ofrojne shume mundesi zhvillimi ekonomik, veçanerisht per biznesin e mesem dhe te vogel. Veç pozicionit gjeografik strategjik – vendet e Ballkanit jane ura qe lidh vendet e Perendimit me ato te Lindjes ne Evrope – keto vende kane sisteme tatimore dhe sisteme te sigurimeve shoqerore shume te leverdisshme me lehtesime tatimore per shoqerite qe investojne. Gjithashtu kostoja e punes eshte shume konkurruese dhe themelimi i shoqerive eshte i rregulluar nga ligje qe jane ne perputhje me ligjet evropiane. Ne vijim paraqesim shkurt mundesite qe ofron sot Kroacia.

                                                                                  KROACIA

Kroacia eshte nje vend i Bashkimit Evropian nga 1 korrik 2013 qe nuk ben pjese ne zonen Schengen. Ka nje superfaqe prej 56.594 km2 dhe nje popullsi prej 4.200.000 banore. Kryeqyteti i saj eshte Zagrebi dhe monedha zyrtare eshte kuna kroate. Kroacia eshte nje republike gjysem – presidencial.

Sistemi tatimor
Tatimi i personave fizike qeveriset nga “Income Tax Act” (Gazeta Zyrtare e RC “Nardone novine” nr 177/04, 73/08, 80/10, 114/11, 22/12,, vendimi CCRC 120/12, 144/12, 125/13, 148/13, 143/14). Personat fizike jane subjekt i tatimit shteteror mbi te ardhurat dhe te tatimit lokal.
Rezidentet jane subjekt tatimi per te ardhurat kudo qe jane prodhuar dhe tatimi mbi te ardhurat perfshin llojet e te ardhurave qe vijojne:

  • te ardhura nga puna e varur;
  • te ardhura nga puna e pavarur, duke perfshire te ardhurat e ndermarrjeve dhe te ardhurat professionale;
  • te ardhura nga kapitali (Profit Tax);
  • te ardhura te ndryshme.

Shkallet tatimore varjojne nga 12% deri me 40% sipas shkallezimit te te ardhurave ne vijim:

  • per te ardhurat deri ne 26.400,00 Kune shkalla e tatimit eshte 12%;
  • per te ardhurat e perfshira nga 26.401,00 deri ne 132.000,00 Kune shkalla e tatimit eshte 25%;
  • per te ardhura qe shkojne siper 132.000,00 Kune shkalla e tatimit eshte 40%.

Tatimi i aktiviteteve te ndermarrjeve qeveriset nga ”Profit Tax Act” (Gazeta Zyrtare e RC “Nardone novine” nr 177/04, 90/05, 57/06, 80/10, 22/12, 148/13, 143/14) dhe nga Regulations concerning profit tax (Gazeta Zyrtare e RC “Nardone novine” nr 95/05, 133/07, 156/08, 146/09, 123/10, 61/12, 146/12, 160/13, 12/14, 157/14).

Ndermerrjet jane subjekt i tatimit mbi te ardhurat e tyre. Hyjne ne kete kategori:

1. shoqeri dhe persona fizike ose juridike rezidente ne Republiken e Kroacise, qe zhvillojne aktivitete ekonomike me qellim qe te nxjerrin te ardhura;
2. organizatat e qendrueshme prone e nje subjekti jo rezident;
3. personat fizike qe perceptojne te ardhura sipas normatives tatimore mbi te ardhurat, ne qofte se deklarojne qe te paguajne taksat mbi te ardhurat e ndermarrjeve, ne vend te takses mbi te ardhurat e personave fizike.
4. sipermarresit qe perceptojne te ardhura nga bizneset e vogla ose nga aktivitete te ngjashme ne qofte se:

  • te ardhurat totale ne periudhen e tatimit te meparshem kane kaluar 3.000.000,00 Kune ose
  • plotesojne dy nga tre kushtet e me poshteme:
  • te ardhura totale ne periudhen e tatimit te meparshem jane mbi 400.000,00 Kune;
  • kane perdorur mesatarisht me shume se 15 puntore ne periudhen e meparshme te tatimit.

Shkalla e pergjithshme e tatimit mbi te ardhurat e ndermarrjeve eshte 20%.

Shkalla e tatimit ne burim eshte:

  • 15% (shkalla e pergjithshme)
  • 12% (per dividendet dhe shperndarjet e te ardhurave nga ana e shoqerive);
  • 20% (per te gjitha sherbimet e paguara nga subjektet jo rezidente qe kane seli ligjore ne vendet jashte BE ne te cilat shkalla e pergjithshme e tatimit mbi te ardhurat eshte me i vogel se 12,5%).

Tatimi mbi vleren e shtuar rregullohet nga ligji mbi TVSH: The Value Added Tax Law (Gazeta Zyrtare e RC “Nardone novine” nr 73/13, 148/13, 143/14; vendimi CCRC 99/13, 153/13), Value Added Tax Ordinance (Gazeta Zyrtare e RC “Nardone novine” nr 79/13, 85/13 – korrigjim, 160/13, 35/14, 157/14).
Tatimi mbi vleren e shtuar adopton nje shkalle te pergjithshme per te gjitha mallrat dhe sherbimet i barabarte me 25%. Jane parashikuar dy shkalle te reduktuara:

  • e para, nje shkalle prej 5% qe u aplikohet disa mallrave te nevojes se pare ose te quajtura te domosdoshme;
  • e dyta 13%.

Jane nen regjimin e perjashtimit: sherbimet e asistences sociale, sherbime bankare dhe te sigurimeve, kurat mjekesore, sherbimet postale, sherbimet e trasportit, prodhimet transit ne zonat e lira dhe sherbime dhe mallrat e tjera.

Kostoja e punes

Qeveria kroate ka vendosur vetem pagen mujore minimale bruto te barabarte me 3.017,61 Kune (reth 400 euro), qe eshte baza per llogaritjen e pagimit te kontributeve shoqerore. Pagimi i kontributeve eshte i detyrueshem dhe ndahet midis puntorit (20%) dhe punedhenesit (15,2%).
Lehtesime per shoqerite
Per sektorin industrial lehtesimet perfshijne: ndertimet e strukturave te reja; rritjen e efikasitetit energjitik te strukturave te vjetra; zgjerimi dhe blerja e makinerive te reja; teknologji ICT. Vlera e kontributeve eshte 50% – 60% i kostove te drejtperdrejta nga nje minimum 500.000 euro deri ne 3.500.000 euro maksimumi.
Stimuj shteterore:

  • investime nga ana e ndermarrjeve per te pakten 540.000 euro, duke krijuar te pakten 10 vende pune, kane 10 vjet tatim mbi te ardhurat ne shkalle 10%;
  • investime per te pakten 1.350.000 euro me krijimin e te pakten 30 vende pune, kane 10 vjet tatim mbi te ardhurat ne shkalle 7%;
  • investime per te pakten 2.700.000 euro me krijimin e te pakten 50 vende pune, kane 10 vjet tatim mbi te ardhurat ne shkalle 3%.

Thirrje finacimi me takse te reduktuar. Keto parashikojne takse interesi baraz me 1,95%; financim maksimal prej 1.500.000 euro; periudha e kthimit te kredise 18 – 120 muaj.
Shpenzimet qe mund te financohen jane:

  • shpenzimet per investimet materiale dhe jomateiale
  • kapital aktiv i kombinuar me investime materiale dhe jomateriale deri ne nje maksimum baraz me 30% te vleres totale.

Lehtesime mbi punesimin e personave. Per ato eshte parashikuar:
– kthimi i 50% te kontributeve te paguara vitin e pare dhe 30% te paguara vitin e dyte, per punesimin e personave me moshe maksimale 26 vjeç dhe punesimi i nenave me femije me moshe nen 3 vjeç.

Themelimi i shoqerive
Ne te drejten kroate (“Ligji mbi Shoqerite” G.Z nr. 11/93; ndryshime G.Z nr. 34/99, 121/99, 52/00, 118/03, 107/07, 146/08, 137/09, 152/11, 111/12 dhe 68/13) shoqerite ndahen ne dy grupe te medhaja:

  1. Shoqeri personash (shoqeri kolektive dhe shoqeri komandite);
  2. Shoqeri kapitalesh (shoqeri aksionare dhe shoqeri me pergjegjesi te kufizuar)

Investitoret e huaj mund te themelojne çfare do lloj shoqerie si me ashtu dhe pa ortake kroate.
Shoqeri me pergjegjesi te kufizuar. Karakteristikat thelbesore te kesaj shoqerie:
– shoqeria me pergjegjesi te kufizuar ka nje kapital social qe eshte i ndare ne shume pjese (kontribute);
– çdo ortak mer pjese ne kapitalin social duke paguar vetem nje kontribut;
– kontributet nuk jane domosdoshmerisht te barabarta;
– shoqeria mund te themelehot nga nje person i vetem;
– ortaket jane me pergjegjesi te kufizuar per detyrimet sociale;
– kapitali social minimal eshte € 2.700;
– te pakten gjysma e kapitalit social duhet te depozitohet perpara regjistrimit;
– kuotat e themeluesve nuk jane domosdoshmerisht te barabarta;
– kuota minimale e kapitalit nuk mund te jete me pak se 200 Kune;
– kuotat e kapitalit duhet te paguhen te plota dhe mund te jene ne valute ose mallra me te drejta te ndryshme nga valuta dhe te shprehura ne vleren e tyre monetare.

Shoqeria aksionare. Shoqerite aksionare kane kapitalin social te ndare ne aksione dhe mund te perbenen nga persona fizike dhe juridike. Te gjitha aksionet mund te mbahen nga nje aksionist i vetem. Kapitali social minimal eshte 200.000,00 Kune (€ 26.670). Nje shoqeri aksionare mund te nxjerre aksione me vlere nominale me minimum 10,00 Kune per aksion, ose aksione pa vlere nominale. Ajo mund te nxjerre klasa aksionesh te ndryshme, domethene aksione te pergjithshme ose te privilegjuara, keto te fundit u japin te drejte te veçante dividendeve, te ardhurave te likuidimit dhe votes. Aksionet mund te nxirren ne forme titujsh (aksione te materializuara) ose ne forme elektronike (aksione te dematerializuara). Organet e nje shoqerie aksionare qeverisen nga Statuti i shoqerise; jane te mundshem dy lloje administrimi:
– sistemi me keshill te dyfishte (sistemi dualiste), i perbere nga keshilli i menaxhimit dhe nga keshilli i mbikqyrjes;
– sistemi me keshill te vetem (sistemi monist), i perbere vetem nga keshilli i administrimit.
Shoqeri kolektive. Per kete lloj shoqerie ortaket duhet te jene dy ose me shume te cilet ndjekin nje objektiv te njejte ne emer te shoqerise. Çdo ortak i shoqerise ka pergjegjesi te pakufizuara kundrejt kreditoreve te shoqerise me te gjithe pasurine e tij. Çdo person fizik ose juridik mund te jete anetar i shoqerise.

Shoqeria komandite. Kjo eshte shoqeria ku dy ose me shume persona bashkohen per ushtrimin e nje aktiviteti ekonomik te njejte nen nje emer kompanie te perbashket. Te pakten nje nga ortaket (ortaku i pergjithshem) pergjigjet ne menyre te pakufizuar shumes te kapitalit te paguar. Shoqerise komandite te thjeshte i aplikohen dispozitat e shoqerise kolektive, ne qofte se nuk eshte parashikuar ndryshe. Akti i themelimit duhet te tregoje ortaket e pergjithshem dhe orataket e kufizuar; ortaket e kufizuar nuk mund te permbushin akte administrimi dhe nuk mund te kundeshtojne vendimet ose aktet e ortakeve te pergjithshem perveç kur ato tejkalojne administrimin e zakonshem.

Per te themeluar nje shoqeri ne Kroaci personi juridik i huaj duhet te paraqese kopie te noterizuar te estraktit te Regjistrit te Ndermarrjeve te Vendit ku ka seline dhe me tej eshte e nevojshme te vazhdoje me perkthimin e betuar ne gjuhen kroate te ketij dokumenti.

Per personat fizike jorezidente eshte e nevojshme fotokopje e noterizuar te pashaportes. Nese personi eshte pranishem ne momentin e themelimit, noteri mer persiper te fotokopjoje pashaporten dhe ta noterizoje. Nese i njejti person nuk eshte i pranishem , duhet te bashkengjitet fotokopja e pashaportes me perkthimin nga ana e nje perkthyesi te betuar.

Eshte e nevojshme, gjithashtu, plotesohet nje akt themelimi:
– ne rastin e me shume themeluesve akti i themelimit do te kete formen e nje kontrate themelimi;
– ne rastin e nje themeluesi te vetem eshte e mjaftueshme te plotesohet deklarata e themelimit.

Akti i themelimit plotesohet dhe paraqitet ne gjuhen kroate (ne rastin kur – per çdo lloj arsyeje – do te plotesohej ne gjuhe te huaj eshte e domosdoshme te perkthehet, sepse gjuha qe lejohet eshte gjuha kroate). Duke patur parasysh, me tej, qe akti i themelimit plotesohet ne gjuhe kroate, ne rastin e investitoreve jorezidente eshte e detyrueshme prania e nje perkthyesi te betuar dhe dy deshmimtare. Perkthyesi i betuar perkthen me ze (lezon) aktin e themelimit dhe noteri mer persiper per te zyrtarizuar qe akti i themelimit i eshte lezuar ortakut jorezident. Nuk eshte e nevojshme te perkthehet i shkruajtur akti i themelimit ne gjuhen e huaj. Te gjitha aktet ligjore duhet te noterizohen nga noteri.

Pasi te plotesohet akti i themelimit, ndjek proçedura e regjistrimit ne Regjistrin e Ndermarrjeve ne Gjykaten Tregetare te Qarkut ku shoqeria ka seline. Proçedura nis me dorezimin e njoftimit ne Gjykate. Njoftimi bashke me dokumentat ose çertifikatat e kerkuara dhe te noterizuara nga noteri permban kerkesen e regjistrimit te te dhenave dhe paraqitet nga person i autorizuar. Mbas regjistrimit vazhdohet me realizimin e vules qe mund te porositet vetem duke paraqitur Vendimin e regjistrimit. Me pas vazhdohet duke njoftuar institutin shteteror te statistikes per klasifikimin e shoqerise sipas aktivitetit dhe per te marre numrin e identifikimit statikor dhe kodin e shoqerise.

Pas regjistrimit ne Gjykate dhe ne istitutin shteteror te statistikes vazhdohet me regjistrimin ne zyren e deges te Qendres tatimore.
Me tej vazhdohet me hapjen e llogarise bankare si ne valute lokale ashtu dhe ne valute te huaj; ne llogarine me valute lokale do te trasferohen te gjitha mjetet e paguajtura per Kapitalin social qe ishin depozituar paraprakisht ne nje llogari bankare te perkohsheme.

Kostot per themelimin e nje shoqerie tregetare ne Kroaci varjojne sipas llojit te shoqerise. Per nje SHPK shpenzimet jane reth 700 euro (nuk perfshihen shpenzimet e konsultimit per plotesimin e statutit dhe shpenzimet per perkthimet e betuara).

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+