HONG KONG

HONG KONG

Sistemi juridik
Nga 1 korrik 1997 (dita në të cilën iu kthye Kinës nga Britania e Madhe), Hong Kong u bë një Rajon me Administrim Special nën autoritetin e qeverisë kineze (në bazë të akordeve ky sistem juridik i Hong Kong do të rijë i pandryshuar deri në 2014).
 

Valuta
Monedha është dollari i Hong Kongut (HK$): HK është një nga të paktat shtete në botë në të cilën monedha lëshohet nga dy bankat më të mëdhaja të kuotuara në Bursë, Hong Kong & Shanghai Banking Corporation dhe Standard Chartered Bank.
 

Themelimi dhe regjistrimi i shoqërive
Një shoqëri private mund të themelohet me anë të regjistrimit të aktit të themelimit dhe të statutit social. Regjistri lëshon një çertifikatë regjistrimi, që vërteton personalitetin juridik të shoqërisë.
Në Hong Kong aksionerët dhe administratorët e një shoqërie mund të mos jenë qytetarë apo rezidentë në Hong Kong dhe mund të jenë persona juridik. Megjithatë sekretari i shoqërisë duhet të jetë rezidentë, ose në rast shoqërie duhet të ketë një seli legale në Hong Kong.

Regjistrimi i një shoqërie në Company Registry të Hong Kong bëhet në një kohë relativisht të shkurtër (rreth shtatë ditë). Shoqëria e re mund të aktivizohet duke ripristrinuar një shoqëri të regjistruar më përpara, por që nuk punon (shelf company): kjo proçedurrë mund të kompletohet brenda pak ditëve.
 

Sistemi tatimor
Në Hong Kong  aktiviteti i sipërmarrjes është i inkurajuar nga një fiskalitet shumë i përmbajtur. Të ardhuarave të shoqërive u aplikohet një shkallë tatimi i ulët (16,5%).
Për më tepër, vem  të ardhurat që i atribuohen një aktiviteti të kryer efektivisht në Hong Kong janë subjekt tatimi.  Me pak fjalë, në qoftë se te ardhurat që rrjedhin nga një transaksion të kryer jashtë teritorit të Hong Kong, fitimi i këtyre të ardhurave nuk është i tatueshëm (Inland Revenue Departement është në gjëndje të japi një mendim preventiv shoqërive reth mundësisë të klasifikimit si off – shore nje burrim të ardhurash.

Avantazhe të tjera fiskale i përkasin mungesës së TVSH – së, së tatimit mbi capital gain dhe dividendët, si dhe mbi interesat e rritur në depozitat që shoqëritë kanë në llogaritë në sheshin e Hong Kong.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+