Emiratet e Bashkuara Arabe

Emiratet e Bashkuara Arabe

Hyrje

Emiratet e Bashkuara Arabe përbëhen nga shatë emirate: Abu Dhabi, Dubai, Sharjah, Umm al-Qaiwain, Fujairah, Ajman e di Ra al-Khaimah.
Edhe pse me dimensione të vogla, Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë aktorë të rëndësishëm në bizneset rajonale dhe ndërkombëtare.

Në vitin 1971 shtetet e vogla të pa zhvilluara që sot formojnë Emiratet u bashkuan në një fedratë, shembull unik në botën arabe. Në më pak se tridhjet vjet, ky komb u shndërrua nga një vend tribal që mund të mbështetej vetëm mbi bujqësinë dhe peshkimin, në një sukses ndërmarrës me një nga infrastrukturat më të mira në botë. Qeveria ka përmisuar arsimin, duke eleminuar analfabetizmin, ka bërë hapa përpara në asistencën shëndetësore dhe ka përqafuar ndryshimet dhe modernizimin duke qënë koherente me historinë dhe me vlerat kulturale të Emirateve.
Përforcimi i istitucioneve qeveritare sot garanton një sistem ligjor trasparent, duke respektuar cilësinë e jetës të të gjithë qytetarëve dhe rezidentëve. Emiratet janë antarë të Shteteve të Bashkuara, të Organizatës Botërore të Tregtisë, të Federatës Arabe dhe të Gulf Cooperation Council.

Zonat e Lira Tregtare dhe Zonat e Veçanta Ekonomike

Krijimi i një subjekti ekonomik në një nga shumë Zonat e Lira Tregetare të Emirateve të Bashkuara Arabe (FTYs) mund të jetë një alternativë tërheqëse për investitorë të huaj. Të gjitha Emiratet kanë zhvilluar, ose janë duke zhvilluar FTZs.
FTZs ndihmojnë për të stimuluar ekonominë dhe për të tërhequr investime të huaja direkte, duke hapur mijëra vende pune, stimulojnë eksportin e produkteve përveç naftës, duke inkurajuar krijimin e industrisë, dhe ndihmojnë në trasferimin e dijes dhe kompetencave teknologjike për vendin.
Avantazhet më të rëndësishme të dhëna nga punimet në një FTZs janë:

  • Prona e ndërmarrjes mund të jetë 100% e huaj;
  • Importi dhe eksporti gëzojnë 100% përjashtime fiskale;
  • Kapitali dhe të ardhurat janë 100% lirisht të trasferueshme (riatdhesimi në vendin e investitorit të huaj);
  • Përjashtime mbi çdo taksë mbi shoqëritë për 15 vjet, e rinovueshme për 15 vjet të tjera;
  • Asnjë taksë mbi të ardhuarat e personave fizik;
  • Pak dokumenta burokratike, për më shumë në anglisht;
  • Asistencë për rekrutimin e forcës puntore dhe shumë shërbime mbështetëse si sponsorizimet dhe kërkimi e gjetja e banesave për qëndrim.

Ekzistojnë mbi 20.000 firma në 21 FTZs në Emiratet e Bashkuara Arabe. FTZs më të mëdhaja, për numër ndërmarrjesh, janë:

Proçedurat

Një autoritet i pavarur Free Zone (FZA) qeveris çdo FTZ dhe është i përgjegjës për lëshimin e liçencave operative si dhe për asistencën e ndërmarrjeve për krijimin e biznesit të tyre. Investotorët e huaj mund të regjistrojnë një shoqëri të re Free Zone Establishment (FZE) – një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e qeverisur nga normat dhe rregullat e FTZ në të cilën ka selinë – ose thjesht mund të themelojë një degë ose një zyrë përfaqësimi të një shoqërie me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe ose jashtë saj.

Proçedurat për themelimin e një shoqërie në një Free Trade Zone janë zakonisht shumë të thjeshta dhe  përgjithësisht mund të plotësohen shumë shpejt, veçanërisht në qoftë se nuk kanë probleme përsa i përket ambientit.

Liçencat

Pas krijimit të entitetit ligjor në FTZ, shoqëria ka nevojë për të marrë me qëra ndërtesa apo terrene dhe duhet të marrë liçencën operative nga FZA. Nevojiten disa lloje liçencash, sipas llojeve të ndryshme të FZA. Në çdo rast shoqëritë me liçencë tregtare apo industriale mund të zhvillojnë aktivitete vetëm brenda Zonës së lirë ose jashtë vendit. Për të shitur produkte në Emiratet e Bshkuara Arabe, nevojitet bashkëpunimi me një agjent zyrtar të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe realizimi i një Joint Venture.

Kur nuk leverdis FTZ

Në disa raste për një shoqëri mund të jetë më e leverdisshme stabilizimi në një FTZ, dhe në disa raste jo. FTZ nuk është e leverdisshme kur një shoqëri:

  • Praktikon një profesion i regulluar nga norma e ligje;
  • Kërkon shumë viza apo hapësira të mëdhaja për magazina apo zyra;
  • Planifikon një qëndrim të gjatë në Emiratet e Bashkuara Arabe duke pasur këto të fundit si treg shitjeje;
  • Ka mundësinë për të krijuar një ortakëri me një shoqëri ose individ nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zonat Ekonomike Speciale

Përveç FTZs, Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë krijuar disa startegji për rritjen e numrit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Special Economic Zone (ZES). Abu Dhabi ka themeluar Higher Corporation for Specialised Economic Zone, e ashtu quajtura Zones Corp.

Qyteti Abu Dhabi, Porti i Duabit dhe Zona Industriale janë pjesë e AbuDhabi SEZ,  kurse Dubai Industrial City, Dubai Dubai Multi Commodities Centre (DMCC), Dubai International Financial Centre (DIFC) dhe entitet e ndryshme të kontrolluara nga Tecom Investments si Dubai Internet City, Dubai Media City, Knowledge Village, Dubai Studio City dhe Dubai International Academic City mund te klasifikohen si SEZ. Gjithashtu edhe Emirates Industrial City në Sharjah hyn në kategorinë SEZ.

Themelimi i një shoqërie

Duhen vetëm 15 ditë kohë për krijimin e një shoqërie të re në Emiratet e Bashkuara Arabe. Avantazhet nga stabilizimi i një shoqërie në këtë vend kanë të bëjnë me përjashtimet fiskale për pjesën më të madhe të aktiviteteve dhe për të ardhuarat e personave, mungesa e kufizimeve të monedhës dhe në lirinë e riatdhesimit të kapitaleve dhe të fitimeve. Këto marrëveshje janë arritur nëpërmjet negociatave të përgjithshme ose me anë të Joint Venture të veçanta.

Një shoqëri e huaj që dëshiron të kryejë biznes në Emiratet e Bashkuara Arabe mund të zgjedhë të ngrejë biznesin e vet nëpërmjet një dege, një zyrë përfaqësimi ose një shoqëri e regjistruar në një apo më shumë emirate, ose mund të emërojë një agjent për shitjen apo eksportin e produkteve të veta në tregun e Emirateve të Bashkuara Arabe. Shoqëria e huaj duhet të bashkëpunojë me autoritetet në nivel federal si dhe me çdo emirat dhe duhet të vëzhgojë ligjet dhe normat federale dhe ato vendore. Ligjet federale janë mbi ligjet lokale, çdo emirat ka të drejtë të rregullojë disa proçedura administrative.

Pronat e ndërmarrjeve: me ligj, të gjitha shoqëritë që kanë seli në Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të jenë për të paktën 51% në pronësi të ortakëve shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe ose i një shoqërie që është në pronësi të shtetasve të Emirateve, me përjashtim të këtyre rasteve:

  • Shoqëria është e autorizuar të veprojë në një nga FTZs;
  • Shoqëria është 100% e Gulf Cooperation Council (GCC);
  • Shoqëri plotësisht e GCC që kanë ortakë shtetas të EAU;
  • Shoqëri që zhvillojnë aktivitete profesionale;
  • Ligji kërkon që 100% e kapitalit të shoqërisë të jetë në pronësi të subjekteve rezidente.

Megjithatë, edhe kur 51 % e shoqërisë është pronë e shtetasve të Emirateve, shoqëritë nuk mund të zhvillojnë disa aktivitete të caktuara që janë të lejuara vetëm për shtetasit e Emirateve ose për shoqëritë ku kapitali social është i gjithi në pronësi të shtetasve të Emirateve.

Liçenca: kategori dhe proçedura

Shoqëritë duhet të noterizojnë me një noter aktin e themelimit të shoqërisë, që duhet të jetë i shkruajtur në gjuhën arabe, ligji (Commercial Companies Law – CCL) kërkon edhe regjistrimin në regjistrin e ndërmarrjeve i menaxhuar nga autoritetet vendore. Një shoqëri nuk mund të nisë veprimtaritë e saj në qoftë se nuk është e regjistruar dhe deri atëhere akti themeltar i saj është i pa vlefshëm.

Të gjitha shoqëritë, industriale, profesionale, tregtare apo ato që kryejnë shërbime, duhet të marrin një liçencë tregtare nga emirati në të cilin kanë selinë përpara se të nisin aktivitetet e tyre. Proçedurat për autorizimin ndryshojnë nga emirati në emirat.

Ekzistojnë tre kategori liçencash për të gjitha aktivitetet e biznesit në Emiratet e Bashkuara Arabe:

  1. Liçenca tregtare: për veprimtaritë tregtare;
  2. Liçenca industriale: për veprimtaritë industriale apo të ndërtimit;
  3. Liçenca profesionale: për shërbimet e profesionistave dhe për veprimtaritë e artizanatit.

Kërkohet miratimi i Ministrisë ose departamentit kompetent për themelimin e shoqërive me aktivitete të veçanta, duke përfshirë:

  • Aktivitetet financiare;
  • Aktivitetet që parashikojnë projekte industriale të reja ose zgjeruese;
  • Aktivitetet shëndetësore;
  • Shërbime trasporti dhe trasportues ajiror;
  • Botime, stampime, reklama, xhirime, fotografi;
  • Edukimi dhe trajnimi;
  • Bujqësia dhe kujdesi për kafshët;
  • Çdoganimi, dërgimet, shërbimet e trasportit të mallrave;
  • Telekomunikacioni, duke përfshirë teknologjitë për telekomunikimin;
  • Sigurimet dhe studimet profesionale
  • Konsulenca ligjore;
  • Inxhinieri dhe ndërtim.

Lloje shoqërish

Ligji (Commercial Companies Law – CCL) përcakton këto shtatë lloj shoqërish:

  1. General Partnership Company;
  2. Limited Partnership Company;
  3. Joint Participation (Venture) Company;
  4. Public Joint Stock Company;
  5. Private Joint Stock Company;
  6. Limited Liability Company;
  7. Limited Share Partnership Company.

Disa nga këto shoqëri janë të rezervuara për shtetasit e Emirateve të Bashkuara Arabe. Investitorët e huaj parapëlqejnë përdorimin e Limited Liabilitz Company (Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar) dhe nganjëherë Public Stock Company (Shoqëri aksionare).

Entitetet jo tregtare

Aktivitetet mund të kryhen sipas ligjit Civil Transactions Law 5 of 1985 ose Civil Code që rjedh nga CCL dhe është më i përafërti me ligjin islamik. Sipas Cicil Code, termi komercial nuk u aplikohet ministrive, deparamenteve qeveritare, istitucioneve publike, entiteteve publike të sigurimeve shoqërore, shoqatave dhe profesionistëve që zhvillojnë aktivitete jo tregtare.

Entitetet jo tregtare të regjistruara nga profesionistët janë të rregulluara nga Civil Code dhe nuk janë ligjërisht entitete tregtare, që do me thëne që entiteti (person apo shoqëri) nuk zhvillon aktivitete tregtare – si në rastin e aktiviteteve profesionale – dhe aktiviteti i zhvilluar nuk klasifikohet si aktivitet tregtar.

General Partnership Company

Dy ose më shumë qytetarë të Emirateve të Bashkuara Arabe mund të formojnë një GPC duke u përgjigjur me pasurinë personale për detyrimet e shoqërisë. Kjo mundësi është e ndaluar për të huajt sepse pjesa më e madhe e mallrave të tyre gjendet jashtë Emirateve të Bashkuara Arabe. Nuk eksiston asnjë kërkesë minimale për kapitalin social dhe emri i personit që do të menaxhojë shoqërinë duhet të tregohet në aktin themeltar, në qoftë se në aktin themeltar nuk specifikohet ndryshe. Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk inkurajon themelimin e kësaj lloj shoqërie.

Joint Participation (Venture) Company

Dy ose më shumë ortakë mund të nënshkruajnë një kontratë në të cilën një ose më shumë ortakë zhvillojnë aktivitete kundrejt personave të tretë, pa treguar identitetin e ortakëve të tjerë. Nuk kërkohet që kontrata të autorizohet dhe mund të jetë e shkruar ose në mënyrë verbale, ku ndarja e të ardhurave  vendoset midis palëve.

Ortaku që menaxhon në mënyrë aktive shoqërinë shkruan emrin e tij në regjistrin e shoqërive për të marrë liçencën tregtare dhe ka përgjegjësi kundrejt kontarktuesve. Në qoftë se ekzistimi i Joint Venture bëhet publik, atëherë dhe ortakët që nuk menaxhojnë shoqërinë bëhen të përgjegjshëm kundrejt personave të tretë, dhe në këtë rast, Joint Partecipation (Venture) Company konsiderohet një shoqëri në emër kolektiv (general partnership).

Public Joint Stock Company (PJSC)

Kapitali minimal i kërkuar është 10 milion Arab Emirates Dirham – AED (US $ 2.700.000) dhe minimalisht 55% (maksimumi 80%) i aksioneve të shoqërisë duhet ti ofrohet publikut. Kërkohet që të jenë të paktën 10 ortakë themelues dhe administrimi ti besohet një këshilli administartiv me minimalisht 3 dhe maksimalisht 15 këshilltarë, ku shumica të jetë e formuar nga shtetas nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe presidenti të jetë po ashtu sgtetas i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Këto kufizime nuk e kanë bërë shumë të dashur PJSC për investitorët e huaj, edhe pse po rritet përhapja e saj me privatizimet, sepse është e vetmja shoqëri që i ofron aksionet publikut. Ndërmarrjet e sektorit bankar, të sigurimeve dhe ndërmarrjet finaciare duhet te themelohen nën formën e PJSC.

Private Joint Stock Company

Duhet të krijohet nga të paktën tre ortakë që nëshkruajnë të gjithë kapitalin social të shoqërisë, me minimum 2 milionë AED (US $ 545.000). Me përjashtim të ofertës publike, të gjitha normat ligjore janë njësoj si me PJSC.

Limited Liability Company (LLC)

Një LLC mund të krijohet nga minimalisht 2 dhe maksimalisht 50 persona dhe menaxhimi i saj i besohet ortakëve (rezidentë ose jo) ose një subjekti të tretë. Është alternativa e preferuar nga ana e investitorëve të huaj sepse i lejon ata që të mbajnë kontrollin e menaxhimit të shoqërisë; shoqëria mund të kryejë çfarëdo lloj aktiviteti të ligjshëm përveç aktiviteteve të sigurimit, aktiviteteve bankare dhe të mbledhjes dhe investimit të kursimeve.

Përgjegjësia e ortakëve është e kufizuar me kapitalin e nënshkruar dhe shpërndarja e të ardhurave dhe e humbjeve vendoset nga ortakët. Kapitali minimal i kërkuar është 150.000 AED (US $ 41.000).

Proçesi i themelimit të LLC:

  1. Emërimi social dhe aktiviteti i shoqërisë duhet të miratohen nga Zyra e Zhvillimit Ekonomik kompetente, Komuna, Dhoma e Tregtisë;
  2. Akti i themelimit duhet të noterizohet, sipas rregullave të çdo emirati;
  3. Kërkesa e miratimit duhet të dorëzohet në Departamentin e Zhvillimit Ekonomik ose në Komunë, sipas rasteve;
  4. Njëherë që merret miratimi, shoqëria e re duhet të regjistrohet në regjistrin e shoqërive dhe akti themeltar i saj duhet të publikohet në buletinin e Ministrisë së Ekonomisë;
  5. Liçenca lëshohet nga Departamenti i Zhvillimit Ekonomik ose Komuna ose Dhoma e Tregtisë, sipas emiratit kompetent.

Studjo profesionale

Profesionistët e huaj si arkitektët, inxhinierët civilë, konsulentët e biznesit, ekonomistët, mjekët, konsulentët ligjorë, revizorët, shoqëri revizorësh, trajnerë, teknik etj. mund të krijojnë biznese individuale për të zhvilluar aktivitetin e tyre ku 100% e pronës mund të jetë e huaj. Ndërmarrja individuale është një mënyrë biznesi e thjeshtë në bazë të së cilës një individ ushtron një profesion ose jep një shërbim  për llogari të vet me një liçencë tregtare të lëshuar në emër të tij, kundrejt një tarife. Disa aktivitete janë të rezervuara për shtetasit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe shoqërive që janë në pronësi të shtetasve nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Këto aktivitete, që nuk mund të jenë tregtare, janë të identifikuara si veprimtari shërbimesh. Numri maksimal i personave të punësuar është i kufizuar. Duhet zgjedhur një agjent lokal i cili duhet të jetë shtetas i EAU. Ky agjent nuk ka lidhje direkte me aktivitetet e shoqërisë dhe paguhet me një shumë afrofe ose në përqindje me fitimin ose faturimin.

Degat dhe Zyra Përfaqësimi

Një shoqëri e huaj mund të krijojë një degë tërësisht në pronësi të saj ose një zyrë përfaqësimi në Emiratet e Bashkuara Arabe për të zhvilluar aktivitetin e saj. Një degë nuk është një entitet juridik i ndarë, por konsiderohet si pjesë e shoqërisë nënë, e cila është plotësisht e përgjegjshme për aktivitetet e saj në vend. Dega ekzekuton kontratat dhe kryen aktivitetet e parashikuara nga liçenca e saj, që janë të ngjashme me ato të shoqërisë nënë duke përfshirë edhe shërbimet për klientët e shoqërisë nënë.

Tradicionalisht, një degë nuk mund të kryente veprimtari shitblerjeje të produkteve të shoqërisë nënë, e finalizuar kjo për rishitjen në Emiratet e Bashkuara Arabe, aktivitet, i cili është i rezervuar për agjentët vendorë, shtetasve të EAU dhe shoqërive me të paktën 51% të kapitalit që i përket shtetasve EAU. Megjithatë ka patur një liberalizim nga viti 2006 dhe disa degë kanë qënë të zonjat për të marrë liçencën për tregëtimin në EAU të produkteve të prodhuara nga shoqëria nënë.

Një zyrë përfaqësimi nuk merret me shitje, apo shërbime dhe me asnjë lloj aktiviteti tregtar. Ajo promovon vetëm aktivitetet e shoqërisë nënë, mbledhjen e informacioneve dhe përshpejton prenotimet dhe projektet që duhet të kryen nga selia qëndrore e shoqërisë nënë.

Për të marrë liçencën nga një emirat për hapjen e një dege, shoqëria nënë duhet të emërojë një agjent, që mund të jetë një shoqëri e Emirateve të Bashkuara Arabe ose një shoqëri tërësisht  në pronësi  të shtetasve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Agjenti nuk merr pjesë në kapitalin social, nuk merr pjesë në përgjegjësitë e ndërmarrjes dhe nuk përfaqëson degën apo merr pjesë në menaxhimin e saj. Shërbimet e agjentit kufizohen në mbajtjen e kontakteve me qeverinë për marrjen e liçencës, vizave, lejeve dhe autorizime të tjera. Agjenti pagueht me një pagë fikse dhe nuk mund të pretendojë një pjesë të të ardhurave.

Proçesi për krijimin e një dege ose zyre përfaqësimi:

  1. Kërkesa e autorizimit duhet të paraqitet në Ministrinë e Ekonomisë. Në qoftë se miratohet, dosja dërgohet në Departamentin Ekonomik të emiratit në të cilin do të zhvillohet aktiviteti;
  2. Mbas autorizimit nga emirati, shoqëria regjistrohet nga Ministria e Ekonomisë. Taksat për miratimin e parë shkojnë deri në AED 10.000 (US $ 2.700). Nevojitet edhe një garanci bankare prej AED 50.000 (US $ 13.600) për regjistrimin, që duhet të rinovohet çdo vit, nëpërmjet pagesës së AED 10.000 (US $ 2.700). Çdo degë mund të krijojë degë të tjera, me të njëjtën proçedurë autorizimi dhe regjistrimi të përmendura më sipër.
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+